Vendosni fjalën kyçe....

I armatosur me hark e shigjeta çarmatos 4 policë, nis gjuetia ndaj “Rambos” gjerman


Policia gjermane ka nisur një gjueti të madhe ndaj një personi që kishte çarmatosur katër oficerë në mes të ditës i armatosur vetëm më një hark me shigjeta. Në ndjekje marrin pjesë qindra oficerë, forca speciale dhe helikopterë.

I dyshuari është ‘i dhunshëm dhe i armatosur me disa armë zjarri’, paralajmëroi policia në shtetin gjerman jugperëndimor, Baden Wurtemberg, duke u kërkuar njerëzve në qytetin Oppenau, jo larg kufirit me Francën, të qëndrojnë në shtëpi.

Kërcënimi i paraqitur nga 31-vjeçari është dukshëm aq i lartë sa policia vendosi të zbulojë hapur emrin e tij të plotë dhe të tregojë fotot e tij në një listë të kërkuar që ajo publikoi në faqen e saj të internetit – një taktikë e pazakontë për forcat e zbatimit të ligjit në Gjermani.

I dyshuari, i identifikuar si Yves Etienne Rausch, përshkruhet si një njeri me gjatësi 170 cm, tullac dhe mjekër goatee, i veshur me syze dhe rroba kamuflazhi.

Megjithëse, ai nuk duket të ketë një pamje veçanërisht frikësuese, burri arriti të çarmatoste katër oficerë policie dhe u mori armët. E gjitha filloi si një kontroll rutinë kur dikush lajmëroi policinë të dielën në mëngjes për një individ të dyshimtë të armatosur me një hark dhe shigjeta.

Tani, ai besohet të ketë në dispozicion katër armë Heckler & Koch P2000 me deri në 16 fishekë secila, që do të thotë një total deri në 64 të shtëna.

Përpjekjet e policisë gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë të kota. Ai u quajt ‘Rambo’ nga disa media, për ngjashmërinë me personazhin e filmit ku luan Silvester Stalone.

Rausch nuk kishte vendbanim ‘të përhershëm’ në zonë, sipas policisë. Mediat gjermane raportuan se ai ishte dëbuar nga një apartament një vit më parë pasi nuk kishte paguar qiranë dhe ishte i pastrehë që atëherë.

Ai gjithashtu thuhet se jetonte në një kasolle në buzë të pyllit për javë të tëra dhe, me sa duket, kishte mjaft kohë për të studiuar terrenin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *