Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka bërë thirrje mazhorancës të votojë marrëveshjen e arritur në 5 qershor për zgjedhoren.
Vasili i ka kujtuar mazhorancës se kanë firmosur për këtë marrëveshje duke publikuar dokumentin.
Gjithashtu nënkryetari i LSI-së shkruan se nuk mund të fitojnë zgjedhjet në tavolinë.
Postimi i plotë:
Boll u perdrodhët!!(Dokumenti).
Ja ku e keni marreveshjen e 5 qershorit me emer mbiemer e firmat tuaja.
Firmosur ne prani te ambasadores Amerikane Yuri Kim, Ambasadorit te BE Luigi Soreka dhe Ambasadorit te Britanise se Madhe Dunkan Norman.
Shkoni votoni 5 qershorin se u bete turpi i botes.
Harrojeni se do vidhni zgjedhjet ne tavoline.
Harrojeni se do te beni dot çiflig Shqiperine.
Harrojeni se do te ktheni izolimin komunist te shqiptareve te para viteve 90′.
E izoluat Shqiperine nga Europa me pandemine, qe e administruat per faqe te zeze, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht.
Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja(foto).