Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një person me motor ka përplasur një fëmijë 6-vjeçar. Fëmija është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij nuk dihet ende.
Aksidenti ndodhi tek “Rruga e Kavajës”.
“Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vëndngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.