Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka publikuar një video në rrjetet sociale të një deklarate të deputetit Myslim Murrizi i cili thotë se “heqjen e koalicioneve e ka kërkuar Rama”.
“Murrizi nxjerr zbuluar mashtruesin e kapur nga tmerri i humbjes: “Heqjen e koalicioneve na e kërkoi Rama”-shkruan Paloka.
Mazhoranca së bashku me deputetët të opozitës parlamentare kanë votuar amendamentet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa opozita e bashkuar ka dalë kundër dhe një nga shqetësimet e tyre ka qenë heqja e koalicioneve parazgjedhore.
Debati në emision:
Myslim Murrizi: S’është kërkesë e imja heqja e koalicioneve.
Gazetari: Ka qenë kërkesë e Partisë Socialiste.
Myslim Murrizi: Unë kam qenë, personalisht kundër tyre. Kundër tyre!
Gazetari: Tani pyetjen ta bëjmë, ta kuptojmë. Kryeministri Rama ka dalë në parlament ka thënë: Ne jemi parti e madhe, kemi interesat tona. Tani, kur ai ka ardhur me ju të negociojë, ju ka kërkuar këtë pikë apo jo?
Myslim Murrizi: Patjetër! S’është kërkesë e imja po të them.
Gazetari: Domethënë e ke mbështetur pra?
Myslim Murrizi: Jo more, e kam çuar për të marrë.
Gazetari: Ky ishte një koncesion që do të votojnë këtë, të marrin listat e hapura.
Myslim Murrizi: Po në rregull. Shumë e qartë!
Gazetari: Rama mori heqjen e koalicioneve, këta nuk marrin asnjë gjë. Kaq e thjeshtë është!
Myslim Murrizi: Po jo mo e pranoj, se s’ka qenë kërkesë e imja!