Vendosni fjalën kyçe....

Lufta për një vend në Evropë, Milan fiton ndaj Parmës, Napoli barazon me Bolonjan


Në Seria A lufta për një vend në Europa League diskutohet në sfidat e fundit të kampionatit mes Romës, Napolit dhe Milanit.

Ditën e sotme Milani arriti të fitonte ndaj Parmës me rezultatin 3-1 ndërsa Napoli u ndal në një barazim 1-1 me Bolonjan.

Ishte Parma që shënoi e para me Kurtic në pjesën ndërsa Milani arriti të kthente rezultatin në pjesën e dytë, ku golin e barazimit e shënoi Kessie me një goditje nga jashtë zonës dhe më pas Romangoli me një gol me kokë pas një krosimi në zonë.

Fitoren e vulosi goli i Calhanoglu në minutën e 77.

Ndërsa në sfidën tjetër Napoli shënoi me Manolas ndërsa Bolonja barazoi me Barrow në minutën e 80.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *