Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja me një të vrarë në Gjirokastër, policia jep detaje nga ngjarja: Dyshohet se është goditur me sende të forta


Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së sotme ku një person u gjend i pajetë.

Sipas policisë në sallën operative u sinjalizua se në lagjen Zinxhiria ndodhej i shtrirë në tokë një person dhe pas shkuarjes së efektivëve trupi u dërgua në spital ku gjatë rrugës humbi jetë.

Nga kqyrja paraprake e mjekëve shtetasi që humbi jetën rreth 35-vjeç me iniciale A.Gj dyshohet se është goditur me sende të forta.

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 21: 00, në Sallën Operative të DVP Gjirokastër ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Zinxhira”, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

Menjëherë shkuan shërbimet e policisë dhe shërbimet spitalore dhe transportuan këtë shtetas për në spital, ku gjatë rrugës ka humbur jetën.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi që humbi jetën quhet Gj. A., rreth 35 vjeç, dhe nga kqyrja paraprake e bërë nga mjekët, dyshohet të jetë goditur me sende të forta.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas në ambientet e Policisë që mund të kenë djeni për ngjarjen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *