Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Palët të reflektojnë e të lënë provokimet, Wadephul avokati më i mirë i Shqipërisë


Presidenti Meta e ritheksoi se ka qenë kundër djegies së mandateve nga ana e opozitës jashtëparlamentare dhe se këtë gjë e ka thënë edhe herë të tjera.

Ndërkohë që nuk la pa përmendur se gjendja në të cilën ndodhet vendi sot nuk ishte shkaktuar nga ai por nga parlamenti, opozita e disa ndërkombëtarë.

“Kjo është një gjendje që nuk e ka krijuar presidenti. Kam qenë kundër djegies së mandateve nga ana e opozitës dhe këtë gjë e kam thënë qartësisht dhe disa herë. I kanë krijuar parlamenti, shumica, opozita dhe disa ndërkombëtarë të papërgjegjshëm që sajuan konflikte artificiala që për fat të mirë nuk janë më këtu. Synimi i presidentit dhe i shqiptarëve është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mjaft më me lojëra në kurriz të Shqipërisë e shqiptarëve.” – tha Meta.

Kreu i shtetit tha më tej se deklarata e zyrtarit të lartë të Bundestagut, Wadephul, për Shqipërinë nuk linte vend për interpretime duke shtuar se vendi i Shqipërisë është në BE.

Ai bëri thirrje për reflektim e heqje dorë nga provokimet pasi sipas tij nuk mund të luhet më në kurrizin e shqiptarëve.

“Në Gjermani, për Shqipërinë vendos Bundestagu dhe për Shqipërinë, z.Wadephul është Bundestagu. Ai është avokati më i mirë i Shqipërisë dhe i integrimit të saj në BE. Ata kanë bërë çdo përpjekje që Shqipëria të mos ndahet nga Maqedonia e Veriut për sa i përket integrimit. Unë jam këtu për 15 kushtet që na janë vendosur për integrimin. Tani është koha që të gjitë të reflektojmë e të heqim doë nga provokimet e retorikat shterpë. Shqipëria nuk ka të ardhme tjetër veç asaj në BE.” – shtoi kreu i shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *