Mesfushori francez pritet të qëndrojë gjatë në “Old Trafford”, duke iu dhënë fund spekulimeve
Paul Pogba është afër arritjes së marrëveshjes së re pesëvjeçare me Manchester Unitedin.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”.
Kampioni i botës me Francën ishte afër largimit nga “Old Trafford” verën e kaluar dhe destinacioni i tij i mundshëm ishte Madridi.
Por, spekulimet janë zbehur kohëve të fundit dhe tash flitet se ish-futbollisti i Juventusit do ta vazhdojë eksperiencën në “Teatrin e Ëndrrave”.
Natyrisht, rroga e mesfushorit kreativ do të rritet dhe United do ta ketë në dispozicion liderin e tij për një kohë të gjatë.