Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është deklaruar pas takimit që ka pasur sot me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Ai ka thënë për televizionin publik se në kuadër të rinisjes së dialogut, kanë arritur progres dhe se javën e ardhshme pritet detajizim i çështjeve,raporton Klan Kosova.
”Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim”.
”Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje”.
”Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës”.
”Mund të ketë biseda të natyrës teknike, por ajo që është kryesore është vullneti politik për të përmbyllur çështjen”.
Ekziston vullneti që ky proces të përmbyllet brenda javësh?
”Shpresojmë, mund të flas vetëm për Republikën e Kosovës”.
”Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë”.
Ai foli edhe për përfshirjen e faktorit amerikan në këto negociata, ndërsa tha se ka koordinim mes tyre, njofton Klan Kosova.
”Aq sa mund të them e di që ka koordinim të ngushtë mes BE-së dhe SHBA-së”.