Vendosni fjalën kyçe....

Libri me titullin “Kosova dhe Metohija” në zyrën ku u takua Vuçiç me Varhelyi, reagon Ministrja e Jashtme Haradinaj: Përtej skandalit diplomatik, provokim dhe anim


Në zyrën ku u takua Komisioneri për Zgjerim i BE-së Olivér Várhelyi me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në një tavolinë qëndronte një libër me titull “Kosova e Metohija” dhe lidhur me këtë ka reaguar Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla.

Ministrja e ka quajtur këtë ekspozim përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim ndaj një shteti tashmë të pavarur.

Sipas saj ekspozimi i “librave shovinistë” është i qëllimshëm ndërsa projkesionet të tilla kanë vdekur bashkë me regjimin e Millosheviçit.

Postimi i plotë:

Është përtej skandalit diplomatik dhe më shumë se provokim dhe anim – takimi i Komisionerit për Zgjerim të BE-së z.Olivér Várhelyi me Vuçiqin, me ekspozim të qëllimshëm të librave shovinistë, me emra që janë derivat i projeksioneve për spastrim etnik dhe pretendime territoriale ndaj shteteve tashmë të pavarura dhe sovrane.

Projeksionet e tilla kanë vdekur, bashkë me regjimin gjenocidal të Millosheviqit.

Këtë duhet t’a ketë të qartë çdo tavolinë, e çdo përfaqësues: Republika e Kosovës është një dhe e pacenueshme.

Kosova e 17 Shkurtit nuk preket!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *