Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç zbardh temat e diskutimit në takimin me Hotin


Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka zbardhur disa nga temat e diskutuara sot në takimin e ndërmjetësuar nga BE-ja me Kryeministrin e Kosovës Abdullah Hoti.

Takimi sipas Vuçiçit u kanalizua në tre margjina, atë të pagjeturëve të luftës, dëmshpërblimeve dhe ekonomisë.

Vuçiç thotë se për dëmshpërblimet e luftës ka refuzuar kategorikisht teksa për të pagjeturit nga lufta ka thënë se ky diskutim do të vijojë të mërkurën por do të ketë një rregull të dy anshëm që si Kosova dhe Serbia të kenë të drejtë të vendosin gishin në hartë aty ku dyshojnë.

’Ne kemi thënë se Serbia nuk do të mbrojë askënd dhe se jemi të gatshëm të përgjigjemi në secilën kërkesë të shqiptarëve. Nëse duan të tregojnë në hartë që ka vendvarrim të shqiptarëve, ne do të tregojmë se a ka në atë vend ndonjë gjë apo jo. Këtë të drejtë e kemi kërkuar edhe ne prej tyre. Pasi ne deri më tani nuk kemi pasur qasje në vendet si Koshare. Njëra prej çështjeve ishte edhe për dëmshpërblimet e luftës. Kam refuzuar, kam thënë se nuk ka kuptim të flasim për këtë.’’- tha Vuçiç.

Po ashtu një çështje tjetër ishte dhe ekonomia të cilën e përmendi më parë edhe Hoti. Vuçiç ka theksuar se Beogradi ka çfarë t’i japë Prishtinës por thotë se në mes është dhe Brukseli dhe bisedimet janë të vështira por Presidenti garantoi se do të përfaqësojë interesat e serbëve.

Ne kemi çka t’i ofrojmë Prishtinës, shpresoj se edhe ata kanë çka të na ofrojnë. Nuk negociojmë ne këtu vetëm me Prishtinën, por edhe me Brukselin. Mendoj se jemi përgatitur mirë për takim”.- shtoi Vuçiç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *