Vendosni fjalën kyçe....

Rritet me 1.3 milionë brenda një jave papunësia në SHBA


Edhe 1,3 milionë amerikanë parashtruan kërkesë për kompensim për papunësi javën e kaluar. Pothuajse nuk ka ndryshim nga java paraprake, që është rezultat i përhapjes së vazhdueshme të koronavirusit në SHBA, njoftuan mediat amerikane.

Numri i dokumenteve të parashtruara për ndihmë për shkak papunësisë u ulë për 10.000 më pakë për shtatë ditë deri më 11 korrik në 1,3 milionë njerëz krahasuar me 1,31 milionë të javës paraprake, kumtuan autoritetet.

Në 47 shtete 928.488 persona shtesë kanë aplikuar për ndihmë në kuadër të programit të posaçëm për ndihmën  e punëtorëve të prekur nga pandemia.

Nga e diela deri më 4 korrik, megjithatë papunësia është ulur për 0,3 për qind në 11.9 për qind.

Gjithsej rreth 57 milionë njerëz janë paraqitur në tregun e punës nga mesi i marsit. Para krizës ka pasur më pak se 225.000 të papunë në javë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *