Vendosni fjalën kyçe....

Boksieri 24-vjeçar Travell Mazion, vdes në një aksident me makinë


Boksieri i njohur si “Black Magic”, është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në një aksident me makinë. Ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, raportoi  Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas.

Një lajm i hidhur ky për gjithë boksin, kjo edhe për faktin se Travell Mazion shihej si një boksier me të ardhme të ndritur.

Në këtë ngjarje humbi jetën dhe një 61-vjeçar, i cili drejtonte makinën me të cilën u përplas mjeti i Mazion.

“Ne në Golden Boy jemi shumë të pikëlluar nga ndodhia  tragjike e Travel Mazion natën e kaluar. Mazion ishte një djalë i ri, karizmatik, i cili ndriçonte çdo dhomë ku hynte  dhe sillte emocione për fansat brenda rrjetit. Ne i dërgojmë familjes së  tij lutjet dhe mendimet tona më  të përzemërta.”– tha ish-boksieri, Oscar de La Hoya, citon Independent.

Në karrierën e tij profesionale në vitin 2013 pati fituar të 17-ta ndeshjet dhe nuk pati asnjë humbje. Fakt ky që e bëri atë të merrte emrin “i pamposhtur”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *