Vendosni fjalën kyçe....

E kishin shtyrë disa herë, princesha Beatrice më në fund martohet me italianin


Pasi e ka shtyrë disa herë dasmën për shkak të punëve të familjes mbretërore, princesha Beatrice duket se s’ka duruar dot më dhe i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar më në fund me të fejuarin e saj italian, Edoardo Mapelli Mozzi.

BBC shkruan se dyshja janë martuar në një ceremoni private në Windsor.

Të pranishëm kanë qenë edhe mbretëresha Elisabeth II dhe princi Philip, së bashku me të afërmit e tjerë.

Pas disa shtyrjeve, Beatrice kishte vendosur që të martohej në muajin maj, por koronavirusi i prishi planet këtë radhë duke pezulluar gjithçka.

Data e re e dasmës nuk ishte njoftuar paraprakisht dhe Pallati Mbretëror tha se ceremonia ishte “e vogël”.

Dasma u zhvillua në përputhje me të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë. Më parë ajo kishte vendosur të martohej në Londër, por vendi ku u zhvillua dasma në Royal Lodge në Parkun e Madh të Windsor – është shtëpia e fëmijërisë së Beatrice.

 Prindërit e saj, Princi Andrew dhe dukesha e Jorkut, Sarah, ende jetojnë në pronën mbretërore në Windsor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *