Vendosni fjalën kyçe....

Fotot e fëmijëve të zhdukur në Kinë vendosen në ambalazhin e shisheve të ujit

Supermarketet në Kinë kanë vendosur t’u vijnë në ndihmë prindërve që kanë humbur djemtë dhe vajzat e tyre, duke shitur shishet e ujit me etiketa që mbajnë foto të fëmijëve të zhdukur.

Etiketat përmbajnë dhe informacione të fëmijëve që janë zhdukur, shkruan Daily Mail.

 

Rrëmbimi i fëmijëve është një çështje serioze në Kinë. Rreth 200,000 djem dhe vajza vlerësohet se zhduken çdo vit, sipas raportimeve.

Ndër ata fëmijë të zhdukur, vetëm 200 ose 0,1 % e tyre, kanë qenë në gjendje të gjenin prindërit e tyre në një moment të jetës së tyre.

Iniciativa për vendosjen e fotografive të fëmijëve të zhdukur në ambalazh të shisheve të ujit është marrë nga “Bao Bei Hui Jia”, një organizatë bamirëse, e cila ndihmon familjet që të gjejnë fëmijët e humbur.

Që nga viti 2017, organizata ka punuar me Lanxiang, një kompani kineze të pijeve, për të shitur ujin me soda, me foto të fëmijëve.

Fushata u nxor përsëri në dritë pasi produktet u vunë re së fundmi në një supermarket në Xi’an të provincës Shaanxi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *