Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët Katedralja e Nantës në Francë


Mëngjesin e kësaj të shtune, Katedralja e qytetit të Nantes në Francë u përfshi nga flakët dhe qindar zjarrëfikës janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

Prokurori Pierre Sennes u tha gazetarëve se ishin ndezur tre zjarre dhe autoritetet po e trajtonin incidentin si një veprim kriminal.

Dëshmitarët po ashtu në deklarimet për mediat janë shprehur se janë zgjuar nga një tingull i çuditshëm i këmbanave.  

Zjarri i Nantes vjen pak më shumë se një vit pas një zjarri të madh në Katedralen e Notre-Dame në Paris.

Shefi lokal i zjarrfikësve, Laurent Ferlay, u tha gazetarëve 104 zjarrfikës që ishin akoma në vendngjarje për të siguruar që flakët të ishin plotësisht nën kontroll.

“Ne nuk jemi në një skenar të Notre-Dame de Paris. Çatia nuk është prekur”– tha Ferlay, citon France 24.

Nuk ishte hera e parë që zjarri ka dëmtuar katedralen.

Ajo u shkatërrua pjesërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1944 pas bombardimeve të Aleatëve. Në vitin 1972 një zjarr tjetër shkatërroi plotësisht çatinë e saj. Më në fund u rindërtua 13 vjet më vonë me një strukturë betoni që zëvendësoi çatinë e lashtë prej druri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *