Policët e Çikagos lëshoi gaz lotësjellës dhe arrestoi disa protestues të premten mbrëma pasi ata u përpoqën të rrëzonin një statujë të Kristofor Kolombit, si dhe u hodhën fishekzjarre oficerëve.
Të paktën katër protestues mbetën të plagosur pas kaosit që shpërtheu në Grant Park ndërsa qindra demonstrues u mblodhën rreth statujës së Kolombit dhe e vandalizuan atë me mbishkrime.
Protestuesit qëllimisht hodhën fishekzjarrë drejt policëve që ruanin statujën për t’i tërhequr ata, përpara se ta lidhnin monumentin me litarë dhe të përpiqeshin ta hidhnin poshtë.
Oficerët u përpoqën të ruanin statujën, por pasi u goditën me fishekzjarre, shishe, kanaçe dhe sende të tjera u detyruan të tërhiqeshin. Por më pas u kthyen me spraj piperi dhe rifituan kontrollin mbi zonën duke larguar protestuesit nga monumenti.