Këshilli Politik do të mblidhet sërish ditën e hënë ku punimet pritet t’i fillojë që prej orës 11:00. Këtë herë këshilli mblidhet për të diskutuar hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve mes partive.
Ndryshe nga herët e tjera në nesër do jetë i pranishëm edhe kreu i qeverisë Edi Rama ndërsa Partia Demokratike do përfaqësohet nga Gazment Bardhi.
Një anëtar i ri i shtohet këtij Këshilli nga radhët e opozitës parlamentare. Myslim Murrizi do jetë i pranishëm në mbledhje i cili së bashku me Rudina Hajdarin janë edhe nëshkruesit për hapjen e listave të kandidatëve për deputet që më vonë u mbështetën edhe nga mazhoranca socialiste.
Lajmin për përfaqësimin e Murrizit në Këshillin Politik e ka ndarë deputeti i opozitës në parlament Edmond Stojku.
Postimi i plotë i Edmond Stojkut:
Të nderuar miq!
Ju njoftoj se pas dakordësisë së palëve të këshillit politik, si dhe miqve tanë të nderuar ndërkombëtare, për procesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi përfaqësimin e saj! Në emër të 28 deputetëve firmëtarë të tre grupeve parlamentare dhe të deputetëve të pavarur, me të cilët kemi kërkuar ndryshimet kushtetuese për:
1-Sistemin zgjedhor
2-Listat e hapura,
3-Zbatimin e rekomandimeve të Osbe Odihrit për depolitizimim e komisionerëve, pra për administratë zgjedhore publike.
Jemi dakortësuar që Perfaqesuesit tanë në Këshillin politik do të jenë Z.Myslim Murrizi dhe si Kryetare e Komisionit të Integrimit Znj. Rudina Hajdari!