Zyrtarët e sigurisë meksikane po hetojnë një video virale që duket se tregon trupa të armatosur, me uniformë në shërbim të një prej kartelave më të fuqishme të drogës në vend.
Sekretari i Sigurisë Publike të Meksikës, Alfonso Durazo, njoftoi të shtunën se autoritetet po përcaktonin vërtetësinë e pamjeve tronditëse.
Në klipin e shkurtër, burrat me uniformë tregojnë mitralozë të rëndë dhe armë të tjera të nivelit të lartë, ndërsa qëndrojnë pranë një kolone të gjatë të automjeteve të blinduara që mbajnë simbolet Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG).
Personat e armatosur rëndë mund të dëgjohen duke bërtitur me besnikëri emrin e shefit të kartelit Jalisco, Nemesio Oseguera.
Sipas raportimeve, ushtarët i përkasin njësisë ‘forcat speciale’ të kartelit dhe janë të pajisur me pajisje të krahasueshme ose edhe më të avancuara se armët e përdorura nga Ushtria Meksikane.
Videoja, është menduar si një shfaqje force kundër presidentit Andres Manuel Lopez Obrador, i cili kohët e fundit vizitoi Jalisco, shtetin me selinë e kartelit.
Megjithatë, qeveria meksikane duket se nuk është frikësuar nga videoja. Në një seri postimesh, Durazo hodhi poshtë pamjet dhe siguroi publikun se ‘nuk ka asnjë grup kriminal që ka aftësinë të kundërshtojë me sukses forcat federale të sigurisë’.
CJNG është përhapur në të gjithë Meksikën, duke krijuar një kërcënim gjithnjë e më të madh për qeverinë.
Meksika ka parë një mori incidentesh të dhunshme javët e fundit të lidhura me betejën e saj të vazhdueshme kundër karteleve. Rreth 24 njerëz u vranë në fillim të këtij muaji kur të armatosur sulmuan një klinikë të rehabilitimit të drogës në shtetin Guanajuato.