Laçi ka marrë një fitore tejet të rëndësishme për sa i përket synimeve të ekipit për pjesëmarrjen në Ligën e Europës.
Laçjanët kanë mundur Bylisin në transfertë me rezultatin e pastër 3-0 dhe ka forcuar pozitat në vendin e tretë, me katër pikë më shumë se Skënderbeu e pesë më shumë se Teuta, rivalët e vetëm për vendin e tretë.
Durrsakët presin mbrëmjen e sotme Partizanin pa objektiva ndërsa Skënderbeu e ka luajtut dje ndeshjen duke marrë një fitore të ngushtë por me shumë vlera ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.