Koleksionisti nga Korça, Gjergji Thimio, ka denoncuar me zë e figurë se është kërcënuar, sharë e rrahur nga dhëndri i Niko Peleshit.
Në materialin video të publikuar prej tij, Thimio, rrëfen ngjarjen siç ka ndodhur sipas tij, ndërsa thekson se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga denoncimet e tij ndaj kryeministrit Rama.
Thimio thotë se dhëndri i Peleshit, që e ka lokalin shumë pranë vendit që ai del e shet vepra të ndryshme për të siguruar të ardhurat për familjen.
“Kisha dy muaj që nuk punoja këtu se me kishin terrorizuar. Më prenë dritat një muaj drejtoria e KESH-it këtu qëllimisht. Këtu në kurrizin tim është kunati i Niko Peleshit, quhet Olti. Ka hapur një lokal që ka zënë gjithë rrugën këtu në kudërshtim me ligjin. Vjen këtu në mënyrë të furishme me makinën e tij që është mbrapa kurrizit. Vjen përherë në orët e vona, me një makinë pa targa. Hyn vrullshëm e i rrëzon të gjitha pikturat. I thashë çfarë bëre. Në atë moment më vjen, le makinën. Unë do ju vë në dispozicion janë mbi 64 fotografi. Unë futem brenda. Sa futem brenda ka filluar, më zuri për gryke, më shau nga nëna, më shau nga gruaja, më shau nga çupa dhe pastaj filloi që më godiste. Mbylle gojën, do të bëjmë këtë.” – pohon Thimio në video.
Më tej ai thotë se nuk ka frikë të bëjë denoncime dhe se Rama po tenton ta eliminojë fizikisht.
“Kjo është në vazhdën e para dhjetë ditëve që unë kam denoncuar kryeministrin e Shqipërisë dhe kam nxjerrë numrin kur ka qenë i burgosur në Paris. Dhe unë nuk i kthehem asaj akuze që kamë bërë. Ai po tenton të më eliminojë fizikisht. Po i them Niko Peleshit hiq dor ënga këto veprime kriminale të nxitura direkt nga kryeministri Rama.” – vijon Thimio denoncimin e tij.
Në vitin 2013, kur në pushtet sapo ishte ngjitur PS-ja e LSI-ja, Gjergji Thimios iu sekuestruan nga policia qindra ikona e materiale të tjera ndërsa ai vetë u arrestua me akuzë e përvetësimit të veprave të artit, gjë për të cilën u dënua me 4 vjet e tetë muaj burg por u lirua pas 3 vitesh e dy muajsh burg.
Thimio i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij duke thënë se është dënuar në mënyrë të padrejtë dhe me porosi të kryeministrit Rama për t’i grabitur ikonat e antikuaret.