Vendosni fjalën kyçe....

Alarmi me të infektuarit nga Shqipëria, guvernatori i Toskanës: Të ndërpresim fluturimet


Frika nga një shtim i rasteve me koronavirus, ka detyruar guvernatorin e Toskanës, Enrico Rossi, që t’i kërkojë qeverisë një ndërhyrje të shpejtë për të mbyllur kufijtë me vendet si Shqipëria, të cilat kanë një mundësi konkrete të rikthejnë virusin në Itali.

Kjo frikë e guvernatorit lidhet me të dhënat e regjistruara në orët e fundit në Itali, ku janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus vetëm në Toskanë, 14 prej të cilëve ishin të huaj. 13 nga të huajit ishin nga Shqipëria dhe një nga Ekuadori.

“Qeveria gjithashtu duhet të ndërhyjë: në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë”, thotë Rossi, citon Il Giornale.

Ai shton: “Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimi i fluturimeve direkte”.

Enrico Rossi u përpoq të vepronte menjëherë, duke kontaktuar konsullatat e Perusë, Bangladeshit dhe Shqipërisë, ose të atyre shteteve nga të cilat vjen numri më i madh i pacientëve me koronavirus të regjistruar në Toskana që nga 13 korriku. Takimi tjetër do të jetë me konsullatën e Ekuadorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *