Mbrëmjen e djeshme është kapur nga policia një djalë nga Tirana për arsye se ka bërë për spital rojen e resortit ku qëndronte. Sipas njoftimit të policisë shtetasit nga Tirana me inicialet D. B., i është gjetur edhe lëndë narkotike në bagazhin e makinës.
“Konfliktohet fizikisht me një shtetas, posedonte edhe lëndë narkotike me vete, vihet në pranga nga Policia shtetasi: D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një resorti në Jalë të Himarës, 30 vjeçari ka goditur fizikisht rojen për motive të dobëta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, nga kontrolli i automjetit me të cilin udhëtonte 30-vjeçari, policia ka gjetur një sasi prej 5.2 gramë lëndë narkotike të llojit heroinë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.