Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i opozitës kërkon shkarkimin e Metës: Shkeli Kushtetutën, kemi vënë fytyrën në këtë komision


Deputetët janë mbledhur sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta i cili akuzohet nga shumica se ka shkelur Kushtetutën.

Gjatë diskutimeve, deputetët kanë qenë pro e kundër shkarkimit.

Përfaqësuesi i opozitës parlamentare, Halit Valteri, ka bërë thirrje që presidenti Meta të shkarkohet pasi ka shkelur Kushtetutën, duke shtuar se deputetët që kishin firmosur kishin vënë fytyrën e tyrë në komisionin hetimor.

“Unë si i ri shqiptar, jo si deputet, por si njeri që e dua këtë vend, jam shumë krenar për gjithçka folët në atë diskutim. 55 emra që kanë firmosur, kanë vënë fytyrën e tyre për këtë komision hetimor, minimalisht presin seriozitet. Presidenti i Republikës e ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, masën se qysh e tek, ia lëmë Ulsiut, Taulantit, Klotildës. Opozita parlamentare duhet të dalë më një kërkesë të vetme. Ne do t’i bashkëngjitemi raportit të maxhorancës por me një ndryshim. Ne do votojmë shkarkimin e Presidentit. I bëj thirrje 55 deputetëve që kanë firmosur për ngritjen e këtij komisioni mos ta nxijnë faqen para shqiptarëve.” – tha Valteri.

Deputeti socialist Fino, ironizoi duke thënë se shumica duhet t’i kërkojë ndjesë Metës për bezdisjen që i ka shkaktuar prej më shumë se një viti.

“Sot ky komision është mbledhur me një propozim për masë disiplinore, vërejtje me shkrim për shokun Ilir Meta. Jemi kundër shkarkimit të Presidentit madje duhet t’i kërkojmë dhe falje se mbase e kemi bezdisur këtë një vit. Ju ftoj të reflektojmë para se të votojmë në seancë.” – tha Fino.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *