Detaje të reja kanë dalë lidhur me vrasjen e ndodhur në Elbasan ku viktimë nga breshëria e plumbave mbeti 39-vjeçari Emiljano Ramazani.
Në makinën e djegur e cila u gjet në Bradashesh e cila mendohet se është përdorur nga autorët e vrasjes u gjetën edhe dy kallashnikovë.
Armët janë gjetur nga grupi hetimor dhe janë dërguar për ekzaminime në laboratorin e kriminalistikës.
Ndërkohë policia ka ngritur postoblloqe rreth zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.