Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Laprakë


Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në zonën e Laprakës, në Tiranë. Një sasi eksplozivi ka shpërthyer pas mesnate në oborrin e banesës së 47-vjeçarit, Gjergji Llazi.

Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Më datë 21.07.2020, rreth orës 01:05 të mengjësit, në Laprakë, në derën e jashtme të banesës së shtetasit GJ.LL., 47 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasese, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *