Vendosni fjalën kyçe....

I vrau djalin dhe plagosi burrin – Inati i avokatit me gjyqtaren në New Jersey ishte i vjetër


Burri që dyshohet për vrasjen e djalit të gjyqtares Esther Salas dhe plagosjes së burrit të saj në New Jersey, për vite me radhe e kishte sulmuar gjyqtaren publikisht por edhe kishte fantazuar për të në shkrimet e tij.

Siç është zbuluar edhe më herët, i dyshuari i cili vrau veten, ka qenë një avokat anti-feminist.

New York Post shkruan se avokati Roy Den Hollander u gjet i vdekur me plagë të vetë-shkaktuara me armë zjarri, në qytetin Catskills të Rockland të hënën.

Gazeta po ashtu shkruan se hetuesit gjetën pranë tij dhe një armë që besohet se u përdor në sulmin ndaj familjes së gjyqtares dhe një zarf drejtuar asaj.

Urrejtja e Hollander ndaj Salas

Esther Salas, po mbikëqyrte një çështje ende në pritje të vitit 2015 në të cilën më parë Hollander ka qenë avokat, por atë e larguan nga çështja.

Hollander në faqen e tij në rrjet bënte thirrje për klientët e tij që të “ndihmojnë në luftimin e shkeljes së të drejtave të burrave nga feministët”.

Ai fliste dhe për çështjen me të cilën ka patur një konflikt me gjyqtaren Salas.

“Çështja filloi gjatë fundjavës së 4 korrikut të vitit 2015 dhe i ishte caktuar kësaj gjyqtareje të nxehtë latine në Gjykatën e Qarkut të Neë Jersey, të cilin Obama e kishte caktuar”, shkruante Hollander. “Në fillim, unë doja ta pyesja gjyqtaren për të dalë, por mendova që ajo mund të më shpërfillte.”

E pas këtyre fjalëve, ai në mënyrë krejt të kundërt e akuzon Salas si “një gjykatëse latine dembele dhe jo e aftë e emëruar nga Obama” dhe nënvlerësoi rezymenë që i dha asaj një rol kombëtar ndërsa ai kishte vështirësi në fushën e vet.

“Salas punoi si bashkëpunëtore në një firmë të ndjekjes së autoambulancave duke bërë punë themelore kriminale. E la atë firmë që të punonte si mbrojtëse publike në Gjykatën e Qarkut në New Jersey që përfaqëson puset e proletariatit lumpen”-shkroi ai.

Më pas shton: “U bashkua me 135 organizata të sakta politikisht duke u përpjekur të bindte Amerikën se të bardhët, veçanërisht meshkujt e bardhë, ishin barbarë, dhe të gjithë ata që kishin një çehre të errët të lëkurës ishin viktima.”

Urrejtja ndaj gjyqtares fitoi, derisa u maskua si një transportues i Federal Express, dhe shkoi ted era e shtëpisë së Salas në orën 5 të pasdites të së dielës.

Kur u hap dera, avokati hapi menjëherë zjarr, duke lënë të plagosur burrin e Salas, Mark Anderl dhe djalin e tyre, Danielin.

“Në atë kohë nuk e kuptova se ishte një armë zjarri”- tha të hënën fqinji i tyre Jenny Wang. “Dukeshin si fishekzjarre: Pop, pop, pop. Dhe u ndal. ”

Burri i gjyqtares, Mark Anderl, i cili është 63 vjeç (avokat) ndodhet në spital në gjendje kritike por të qëndrueshme. Por djali i tij 20-vjeçar, mbeti i vrarë në vend.

Kryebashkiaku Francis Womack tha për ABC News se ai kishte marrë një “goditje në zemër”.

Salas, që besohej se ndodhej në bodrumin e shtëpisë në atë kohë, nuk u lëndua.

Një fqinj tha se plaku Anderl doli i plagosur në rrugë duke kërkuar ndihmë. Salas është gruaja e parë hispanike që shërben si gjykatëse federale në Garden State, dhe ka patur disa çështje të spikatura.

Ajo sapo kishte marrë përsipër çështjen e sjellë nga investitorët e Deutsche Bank, të cilët kanë akuzuar administratorët e bankës se nuk kanë arritur të bëjnë vetting ndaj klientëve problematikë Jeffrey Epstein, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturve dhe për organizimin e një rrjeti seksual.

Hollander ishte me kancer

Ndërsa Salas dhe familja e saj kishin gjithçka për të jetuar, Hollander, me sa duket, nuk kishte asgjë për të humbur.

Në një email të muajit janar ai shkruante se po vdiste nga kanceri, dhe padiste Spitalin ku ishte trajtuar dhe mjekun e tij, duke i akuzuar se nuk e kishin trajtuar siç duhet.

“Spitali shfrytëzon imazhin e një familje të kujdesshme, kur në realitet, vepron si një familje mafioze”– shkroi ai. “Mjeku premtoi se dhimbja e fortë që do të largohej brenda 2 deri në 3 javë, por zgjati për 10 javë.”

Hetuesit po hulumtojnë nëse Hollander vendosi të hiqte qafe rivalët e tij përpara se kanceri ta mposhte atë.

Detektivët gjithashtu po hetojnë çdo lidhje me vrasjen e një avokati tjetër për të drejtat e burrave, Marc Angeluçi, i cili është vrarë në Kaliforni nga një person i armatosur i veshur një uniformë FedEx. I njëjti skenar si në rastin e sulmit ndaj familjes së Salas.

Nuk është e qartë se nga çfarë lloji kanceri vuante Hollander. Megjithatë ai ishte zotuar se do ta luftonte  spitalin deri në frymën e fundit.

“Ata duan të luftojnë, mire. Unë do t’i luftoj ata me dollarin tim të fundit, frymën time të fundit dhe nëse ka ndonjë gjë pas vdekjes – për amshimin”.

VINI RE: Ky material është pronë intelektuale e New York Post/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *