Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku nxjerr të dhënat mbi borxhin publik: Çdo shqiptar paguan rreth 4500 euro nga xhepi për fasadat e qeverisë


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar të dhëna mbi borxhin publik. Ajo shkruan se sipas këtyre të dhënave ka një rritje me mbi 30%, që i bie një borxh prej 1800 euro për çdo shqiptar.

“Borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë. Me një borxh që është rritur me 1800 Euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur mori pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP”– shkruan deputetja.

Ajo tregon se ku mund të kenë shkuar paratë, dhe se si është vepruar në një kohë të tillë pandemie me qytetarët shqiptarë.

“Në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama vazhdoi të furnizonte dhe kanalizonte paratë publike tek oligarkët dhe PPP-të. Iu dha shqiptarëve më pak parà se sa kishte premtuar, i gënjeu duke u justifikuar se nuk kishte fonde, e vërteta qe ndryshe. Një shqiptar që paguante 2379 euro 7 vjet më parë nga sot do të paguajë 4492 euro borxh”– shtoi ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *