Vendosni fjalën kyçe....

Tritoli në Laprakë, kapet autori i dyshuar


Është ndaluar personi i dyshuar për vënien e tritolit në një banesë në Laprakë.

Sipas policisë, i ndaluari është 26-vjeçari me iniciale E.M., banues në Tiranë.

Ai mësohet se ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe ka thënë se e ka vendosur lëndën eksplozive pas një zënke me djalin e të zotit të shtëpisë.

Njoftimi

Pas një pune intensive, profesionale dhe hetimore u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Vihet në pranga 26-vjeçari. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Tahir Sinani”, në derën e jashtme të banesës së shtetasit Gj. Ll., ku shpërtheu një sasi lënde plasëse duke shkaktuar dëme materiale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 vijuan punën intensive për zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve profesionale dhe punës intensive të pandërprerë hetimore të bërë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar E. M., 26 vjeç, banues në Tiranë.

 

26-vjeçari ka pranuar autorësinë dhe është shprehur se shkaku i vendosjes së lëndës eksplozive ka qenë një konflikt që ai kishte patur me djalin e të zotit të banesës.

 

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *