Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla, ndodhet për një vizitë në Kosovë.
Ai është takuar me presidentin Thaçi ndërsa thekson me anë të një postimi në Facebook se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe lufta e një populli autokton kundër gjenocidit të Millosheviçit.
Vizita e Ballës vjen pak ditë pas kthimit nga Gjykata e Hagës të presidentit Thaçi. Një ditë më parë, kreu i PD-së, Basha, nisi një vizitë zyrtare në Kosovës me ftesë të kryeministrit Hoti.
“PRISHTINË: Takim shumë vllazëror me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi . Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë për liri e një populli autokton kundër gjenocidit të Millosheviçit. Tërësisht mbështes Presidentin Thaçi se “askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë…” së Kosovës.” – shkruan Balla.