Fondacioni Nobel që administron Çmimet Nobel ka njoftuar se ceremonia e ndarjes së cmimeve që do të zhvillohej në muajin dhjetor është anuluar. Kjo për shkak të zhvillimeve të pandemisë së koronavirusit, ku është e pamundur të organizohet një ceremoni e tillë me rreth 1300 të ftuar.
Kjo është hera e parë që nga viti 1956 që banketi është anuluar sipas fondacionit, por çmimet do të ndahen në forma të tjera duke zbatuar rregullat për mospërhapjen e virusit.
“Java e Nobelit nuk do të jetë ashtu siç ndodh zakonisht për shkak të pandemisë aktuale. Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe të përshtaten me rrethanat plotësisht të reja“- tha Lars Heikensten, drejtori i fondacionit Nobel, në një deklaratë.
Një ceremoni e Nobelit u anulua për herë të fundit në vitin 1956 për të shmangur ftimin e ambasadorit Sovjetik për shkak të shtypjes së Revolucionit Hungarez.
Banketi gjithashtu u anulua gjatë dy luftërave botërore, në 1907 dhe 1924.