Vendosni fjalën kyçe....

Rama-opozitës së bashkuar: Ejani në tryezë se në 30 korrik do kemi risi kushtetuese


Kryeministri Rama ka ftuar opozitën jashtëparlamentare që të ulen në tryezë pa humbur asnjë ditë pasi më 30 korrik do ketë risi kushtetuese.

Ai u bën thirrje që të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik, pasi kjo nuk funksionon.

“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë.Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!”

Mbrëmjen e djeshme, PS-ja e opozita parlamentare arritën marrëveshjen për disa ndryshime në Kodin Zgjedhore, gjë që u hodh poshtë menjëherë nga opozita jashtëparlamentare që e cilësoi si shkelje të njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit e ndryshim i njëanshëm i Kushtetutës për interesat e PS-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *