Vendosni fjalën kyçe....

“Të mundohesh të paraqitesh ai që s’je, tregon primitivizëm” – Thaçi e Mustafa përfshihen në debatin për xhaminë


Presidenti Thaçi e kreu i LDK-së, Mustafa janë përfshirë në debatin lidhur me ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë.

Presidenti Thaçi shkruan se është krenar që ka vënë gurthemelin për ndërtimin e katedrales në Prishtinë e po kështu ndihet që ka bërë të njëjtën gjë për xhaminë në Prishtinë.

Kreu i shtetit shton se askush nuk duhet të ndihet i fyer mbi baza fetare.

“Ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve të krishterë dhe me Presidentin Rugova kemi vënë gurthemelin e Katedrales në Prishtinë. Po ashtu, ndjehem mirë dhe krenar, që së bashku me kreun e komunitetit të besimtarëve myslimanë dhe me Presidenten Jahjaga e vumë edhe gurthemelin e Xhamisë në Prishtinë. Askush nuk ka asnjë arsye që të ndjehet i fyer, i anashkaluar apo i privilegjuar mbi baza fetare në shtetin tonë modern. Protesta dhe shprehja e pakënaqësisë janë vlera demokratike në shoqërinë tonë, por ato asnjëherë nuk duhet të shërbejnë për nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe ndëretnike.” – shkruan Thaçi.

Mustafa nga ana e tij shkruan se protesta kundër ndërtimi të xhamisë tregon kompleksin e inferioritetit për t’u pajtuar me faktin se në Kosovës 95% e popullsisë janë të besimit Islam.

Kreu i LDK-së shton se qytetarët e Kosovës duhet të krenohen për besimin e tyre në zot, pavarësisht përkatësisë fetare.

Në fund ai shkruan se të njëjtën gjë kanë bërë qytete si Londra e Tirana dhe se të mundohesh të paraqitesh ai që s’je, tregon primitivizëm.

“Miq të nderuar. Protestat janë pjesë e ekspozimit demokratik. Sikurse, kjo e sotmja kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Protesta tregon edhe kompleksin e inferioritetit tonë që të pajtohemi se jemi këta që jemi, rreth 95 perqind muslimanë. Por, në vend që të turpërohemi, do duhej të krenohemi, ashtu siç krenohen të gjithë njerëzit e botës për besimin e tyre në zot, për objektet e tyre monumentale fetare, pa marrë parasysh sesi e demonstrojnë besimin e tyre, si muslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë….Tendenca që të diktosh besimin dhe objektet fetare, nuk përkon me respektimin tonë të ndërsjell dhe as me respektimin e vetëvetes. Pse duhet të na pengojë një xhami e madhe, një katedrale, një kishë në Prishtinë. Qytetet më tëdha ua kanë vënë qytetarë të tyre vendet më të mira për xhami, siç është Londra. Është Tirana. Këtë e kam bërë edhe unë sa isha Kryetar i Prishtinës.

E inkurajoj Kryetarin Ahmeti të vazhdojë me ofrimin e zgjidhjes më të mirë për ndërtimin e kësaj xhamie.

Të mundohesh që të paraqitesh ai që nuk je, s’është asgjë më pak sesa primitivizëm.” – shkruan Mustafa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *