Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria rrit pragun e TVSH-së, biznesi i vogël deri në 10 mln lekë nuk paguan tatim fitim deri në vitin 2029


Qeveria ka miratuar vendimin i cili rrit pragun e TVSH-së i cili do heqë tatim-fitimin për biznesin e vogël deri në 10 milionë lekë.

Vendimi do hyjë në fuqi që nga 1 janari 2021 dhe do ketë fuqi deri në vitin 2029.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR.92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË””, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 159, të ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Neni 1

Neni 10/1 shfuqizohet.

Neni 2

Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:

Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 120, të ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 (pesë milionë) lekë.”.

Pikat 2 dhe 3 shfuqizohen.

Neni 3

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet në datën 1.1.2021.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *