Kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në një proces gjyqësor përballë Presidentit të RTV Ora Ylli Ndroqi.
Ditën e sotme ishte seanca e dytë e këtij procesi ku përsëri Veliaj ishte përfaqësuar nga avokati i tij.
Nga ana tjetër avokati i Ndroqit është shprehur se “Avokati i tij (i Erion Veliajt) parashtroi se nuk mund të paraqitej për shkak të angazhimeve publike dhe axhendës së ngjeshur për këtë arsye u kërkua dhe nga gjykata prania e tij për në seancën e 8 shtatorit në mënyrë që të realizohet procedura mes palëve në këtë drejtim. Ftojmë zotin Veliaj të jetë i pranishëm duke respektuar institucionin e gjykatës, për më tepër një gjykatë që ka dalë nga reforma në drejtësi”-raporton Ora News.
Ndroqi Group paditi Veliajn pas shantazheve që ai u bëri gazetarëve të RTV Ora dhe Ora News, por dhe përgjigjeve ofenduese ndaj vete z Ndroqi duke deklaruar mjaft të pavërteta.
Një tjetër padi në SPAK është ngritur dhe për moskallëzim krimi, pasi Veliaj pretendon se kanë tentuar gjobë si kryebashkiak.