Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj paralajamëron daljen nga qeveria, shprehet i pakënaqur me Hotin


Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar prishjen e kolaicionit qeverisës sepse është i pakënaqur nga kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri”, është shprehur Haradinaj.

Ai gjithashtu ka kritikuar mospërfilljen dhe shmangien që Hoti i kishte bërë ministrit të Drejtësisë Selim Selimi në takimin e Brukselit me presidentin serb Aleksander Vuçiç.

Ja kam thënë zyrtarisht i kam dërguar edhe shkresë ku i kemi vërejtjet, nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij përball takimit me Aleksander Vuçiçit që tash e ka përvojën e parë e me lënë jashtë takimit Selim Selimi”- tha Haradinaj në Klan Kosova.

Tutje, Haradinaj tha për ish-kryeministrin Kurti se ky i fundit e ka rrëzuar vetën nga pushteti.

Kurti ka rrëzuar vetën, sa për mua edhe 8 vjet do të qëndronte në pushtet, arsyeja pse u bënë bashkë partitë e vjetra vjen si pasojë e gabimeve të tij”- shtoi Haradinaj

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *