Vendosni fjalën kyçe....

Ish-gruaja çon Elton John në gjykatë: Më shkaktoi probleme mendore duke përmendur divorcin në autobiografi


Ish-gruaja e Elton John e ka paditur artistin dhe kërkon 3 milionë pound dëmshpërblim, me pretendimet se ai theu kushtet e divorcit duke e përmendur martesën e tyre në autobiografinë e tij.

Elton John u martua me Renate Blauel në vitin 1984, por ata u ndanë në vitin 1988 Besohet se divorci përfundoi me zonjën Blauel që mori një shumë midis 5-10 milionë poundësh.

Por 32 vite më vonë, sipas gazetës britanike “The Sun”, Znj Blauel, sot 67-vjeç, paraqiti dokumente në Gjykatën e Lartë duke pretenduar se 73-vjeçari theu kushtet e divorcit të tyre duke i shkaktuar probleme të shëndetit mendor, kur përmendi martesën e tyre në autobiografinë e tij.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Elton John kishte pranuar të hiqte pjesë të autobiografisë së tij përpara se të botohej vitin e kaluar.

Megjithatë në një pjesë të saj, ai tregon se sa keq i vjen që i theu zemrën ish-gruas së tij. Një burim tha për gazetën britanike se: “Elton është i tronditur dhe i trishtuar nga pretendimi i Renate-s, veçanërisht pasi ai vetëm e ka lavdëruar atë publikisht.”

Thuhet se Elton John nuk kishte qenë në dijeni të problemeve të saj shëndetësore.

Elton John u martua në vitin 2014 me David Furnish, kur martesat mes të njëjtit seks u bënë legale në Angli dhe Uells. Ata kanë dy djem.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *