Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar nga Berati, i cili është kapur duke transportuar 9 klandestinë të paligjshëm në Shqipëri.
Ai u ndalua në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës
“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– N. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Berat, i cili u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm”– thuhet në njoftimin e policisë.
Personi me inicialet N.S sipas uniformave blu, u kishte premtuar këtyre 9 emigrantëve të paligjshëm kalimin në BE kundrejt fitimit të shumave 1000- 1200 euro.