Pas vizitës së tij dy ditore në Kosovë, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit atje, kryedemokrati Lulzim Basha ka një mesazh për Prishtinën dhe Beogradin,
Basha thotë se sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Sipas tij, njohja reciproke do iu shërbejë qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.
“10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit.
Shqipëria në krah të Kosovës me diplomacinë e saj dhe në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë 🇺🇸&🇪🇺, dha gjithçka për shpalljen e pavarësisë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Së bashku, në krah të njëri-tjetrit, do të përballojmë çdo sfidë e sigurojmë të ardhmen.”- shkruan kryetari i PD-së, i cili e shoqëron mesazhin me një dokument të firmosur nga ai në 2009-ën lidhur me pavarësinë e Kosovës, kohë kur ka qenë ministër i Jashtëm.