Vendosni fjalën kyçe....

PD vijon sulmet ndaj Blendi Gonxhes: Projekti 2 milionë euro me E-Transportet është vjedhje


 

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhes.

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa ka denoncuar sot një projekt prej 2 milionë eurosh që sipas tij  po bëhet gati për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve.

 “Po harxhojnë 2 milionë euro për të krijuar gjoja një projekt të ri për E-Transport, ndërkohë që në sistemet aktuale të DPSHTR-së dhe AKSHI-t ekzistojnë tashmë 80% e moduleve dhe pajisjeve që po shiten për 2 milionë euro”– shkruan ai.

 Kujtojmë se ditë më parë, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, e akuzoi Gonxhen se ka përfituar në shkelje të ligjit për konflikt interesi, 220 milionë lekë tendera publikë.

Por Gonxhe reagoi ashpër, duke i quajtur akuzat si lajm të rremë dhe se me kompaninë e familjes së tij fitimi i tenderave ka qenë jashtë konfliktit të interesit.

Denoncimi i Endri Hasës

Një vjedhje tjetër e madhe po bëhet gati nga Transportet e Blendi Gonxhes dhe nga AKSHI i Mirlinda Karçanaj.

2 milionë euro vetem për të regjistruar në një bazë të dhënash linjat e transportit mes qyteteve.

Një punë që do shumë herë më pak para, Blendi Gonxhe dhe AKSHI po e shesin sikur po ndërtojnë “sistemet e NASA”-s.

Po harxhojnë 2 milionë euro për të krijuar gjoja një projekt të ri për E-Transport, ndërkohë që në sistemet aktuale të DPSHTR-së dhe AKSHI-t ekzistojnë tashmë 80% e moduleve dhe pajisjeve që po shiten për 2 milionë euro.

Vjedhja është e hapur, e dukshme, sepse fituesit është i paracaktuar.
Qëllimi i projektit është i thjeshtë, si të trasferohen 2 milionë euro taksa të qytetarëve nga arka e shtetit drejtpërdrejt në xhepat e drejtorëve hajdutë të Rilindjes dhe miqve të tyre.

Prokuroria duhet ta hetojë këtë vjedhje flagrante në drejtorinë e Blendi Gonxhes. Dhe kjo nuk është e vetmja…

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *