Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku demokrat i Portlandit del të mbështesë protestuesit, por ata i kërkojnë dorëheqjen (Video)


Kryebashkiaku demokrat i Portlandit, Ted Wheeler, nuk arriti të bindë turmën e protestuesve të zemëruar që kundërshtojnë policinë, pavarësisht se mbështet kauzën e tyre. Protestuesit thirrën se ai është pjesë e problemit dhe duhet të largohet.

Protestat e natës në Portland të përqendruara rreth një gjykate federale në qendër të qytetit kanë më shumë se një muaj që zhvillohen.

Përballjet rregullisht përshkallëzohen në trazira dhe janë bërë më të paqëndrueshme që kur administrata Trump vendosi agjentë shtesë të policisë në qytet javën e kaluar.

Kryebashkiaku Wheeler, i cili ka qenë dashamirës ndaj çështjes Black Lives Matter, i kritikoi agjentët federale për përdorimin e taktikave të diskutueshme në veprimtarinë e tyre.

Mbrëmjen e së mërkurës, kryebashkiaku u paraqit para një turme të zemëruar me rreth 2,000 demonstrues, të cilët u mblodhën pas një gardhi të madh të ngritur rreth gjykatës për t’i mbajtur larg ndërtesës.

Pritja ishte e vakët ndërsa disa njerëz bërtisnin, ‘Dorëhiqu’ ndërsa një protestues i zbrazi një thes me plehra nën këmbë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *