Qeveria amerikane ka pranuar t’u paguajë kompanive Pfizer dhe BioNTech 1,95 miliardë dollarë për 100 milion doza të vaksinës së tyre COVID-19 nëse provon se janë të sigurta e efektive tek njerëzit, njoftuan kompanitë të mërkurën.
Sipas marrëveshjes, qeveria amerikane ‘mund të sigurojë deri në 500 milionë doza shtesë’ të ilaçit të zhvilluar bashkërisht nga kompanitë amerikane dhe gjermane, pasi Pfizer arrin të prodhojë dhe të marrë miratimin për autorizimin e përdorimit të vaksinët nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA).
Këto ilaçe do t’u dorëzohen amerikanëve ‘pa kosto’.
Kompanitë po kërkojnë të marrin autorizimin e përdorimit të vaksinës që në tetor, nëse testimet në vijim janë të suksesshme.
Ata presin të prodhojnë globalisht deri në 100ë milion doza deri në fund të vitit 2020 dhe potencialisht më shumë se 1.3 miliardë doza deri në fund të vitit 2021.
Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-ve, Aleks Azar konfirmoi gjithashtu marrëveshjen e vaksinës midis palëve.