Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me refuzimin e opozitës së bashkuar për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese lidhur me hapjen e listave të kandidatëve për deputet.
Rama paralajmëron se në 30 korrik Parlamenti do vendosë edhe për opozitën jashtë parlamentare pavarësisht refuzimit.
“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares! Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!”-shkruan Rama.