Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Mazhoranca me listat e hapura kërkon t’i heqë shqiptarve mundësinë të votojnë ofertën publike të partive dhe të shkojë te pazaret me dyer të mbyllura


Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi pas mbledhjes së ditës së sotme deklaroi se opozita zbatoi pjesën e marrëveshjes së 5 qershorit që adresonte edhe rekomandimet e ODHIR por tha se nuk do bëhet pjesë e diskutimit të ndryshimeve kushtetuese.

Sipas Bylykbashit, mazhoranca kërkon që qytetarët t’i heq qytetarëve mundësinë të votojnë një ofertë publike pasi kërkojnë të shkojnë tek pazaret me dyer të mbyllura.

Opozita siç kishte deklaruar zbatoi atë pjesë tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit për trajtimin e rekomandimeve të ODIHR-it, çështje me shitblerjen e votës dhe çdo vepër penale që dëmton zgjedhjet. Një paketë që sot u dakordësua. Ajo që është miratuar këtu duhet miratuar pa ndryshime. Kjo nuk e përmbyll marrëveshja e 5 qershorit sepse është dhe një çështje tjetër për depolitizimin e administratës zgjedhore.
Ata kërkojnë që t’i heqin mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike të partive politike, pasi do që të shkojë tek pazaret me dyer të mbyllura
”, deklaroi Bylykbashi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *