Vendosni fjalën kyçe....

PBB-ja e Australisë shënon 7% rënie, deficiti buxhetor më i larti që nga Lufta e Dytë Botërore


Australia njoftoi sot se parashikonte një rënie historike prej 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e dytë për shkak të pandemisë, duke parashikuar edhe deficitin e saj më të madh që prej Luftës së Dytë Botërore.

Qeveria ka injektuar dhjetëra miliardë dollarë në ekonominë e saj për të luftuar ndikimin e epidemisë që ka prekur në mënyrë të konsiderueshme aktivitetin e saj.

Vendi, që ishte përshëndetur për manaxhimin e epidemisë, ndodhet tashmë përballë një vale të dytë që është përqendruar kryesisht në shtetin e Viktorias, ku një kufizim tjetër është vendosur në disa lagje të Melburnit dhe rrethinat e tij.

Autoritetet italiane presin që PBB-ja të ulet me 7% në tremujorin e dytë, pas një rënie me 0,3% tremujorin e mëparshëm.

Kjo do të nënkuptojë se ekonomia australiane do të njohë recesionin e parë në rreth 30 vite.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *