Policia e Sarandës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili akuzohet se ka plagosur ditën e djeshme një person në një restorant në Ksamil.
Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një 33-vjeçar, i cili dyshohet si bashkëpunëtor.
“Arrestohet shtetasi Xh. I., 18 vjeç, banues në Konispol dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi V. B., 33 vjeç, banues në Shëndëlli”.
Më datë 23.07.2020, në një restorant në Ksamil, pas një konflikti për motive të dobëta, këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. K, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim” – thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 12:10, në një restorant në Ksamil ku u godit me thikë 23-vjeçari me inicialet K.K.
I riu nga Gjirokastra, po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.