Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti bjellorus: FMN më ofroi 940 milionë dollarë që të vendos karantinën, marrëzi


Presidenti i Bjellorusisë ka deklaruar se Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka ofruar gati një miliard dollarë, në këmbim që vendi i tij t’i nënshtrohet izolimit si në Itali. Por ai e ka refuzuar këtë.

Në videon e mëposhtme Lukashenko flet për propozimin e FMN-së, si dhe atë ccfarë mendon për të:

 “U njoftuam për mundësinë e sigurimit të 940 milion dollarë për Bjellorusinë, të ashtuquajtur financim të shpejtë. Dua të deklaroj se nuk do të vallëzojmë me askënd!

Nuk dua që situata që u krijua në Itali të ripërsëritet edhe në Bjellorusi. Tashmë, Banka Botërore është e gatshme të na financojë 10 herë më shumë sesa ofroi, për ta bërë fakt se ne po luftojmë këtë sëmundje. FMN vazhdon të kërkojë nga ne: ju vendosni karantinën, le të izolohemi, le të kemi një shtetrrethim! Dëgjoni çfarë marrëzie!”– thotë Lukashenko, citon media e njohur ruse Fishki.net.

Kujtojmë se presidenti bjellorus edhe në muajt mars e prill refuzoi të merrte masa kundër koronavirusit, duke e quajtur pandeminë një “psikozë masive”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *