Vendosni fjalën kyçe....

Sot 93 vjeç, ish-roja i kampit nazist dënohet për vdekjet e 5,232 njerëzve


Një 93-vjeçar, ish-roje i kampit të përqendrimit të nazistëve është shpallur fajtor për bashkëpunim në vrasjen e më shumë se 5,000 të burgosurve.

Të moshuarit të quajtur Bruno Dey iu dha dënimi me dy vjet burgim nga një gjykatë në qytetin gjerman të Hamburgut. Dey kishte punuar në Kampin Stutthof në Poloninë e pushtuar nga nazistët, shkruan BBC.

Pritet që ky të jetë një nga gjyqet e fundit të epokës naziste, pasi të mbijetuarit dhe autorët e krimit tani janë shumë të vjetër, dhe në disa raste nuk mbajnë mend asgjë.

Dej u gjykua në një gjykatë për të mitur sepse ishte vetëm 17 vjeç në kohën kur u kryen krimet, midis gushtit 1944 dhe prillit 1945, sipas aktakuzës. Atij iu dha dënimi me dy vjet burgim, ndërkoi që prokurori i shtetit kishte kërkuar një dënim me kusht tre vjet.

Gjatë gjyqit që zgjati nëntë muaj, Dej dëgjoi deklaratat e dëshmitarëve, por vazhdoi të këmbëngulte se ishte i detyruar në rolin e tij si roje në kamp dhe se nuk ka qenë përfshirë në asnjë vrasje.

Në deklaratën e tij të fundit në gjykatë, ai tha se ai ishte “tronditur” nga rrëfimet e dëshmitarëve dhe u kërkoi falje “atyre që kaluan nëpër ferrin e kësaj çmendurie”. Megjithatë, ai shtoi se nuk kishte qenë në dijeni të “mizorive” deri në gjyq.

Gjykatësi e pranoi gatishmërinë e të moshuarit për të marrë pjesë në gjykim, por tha se ai kishte refuzuar të pranonte vetë bashkëpunimin e tij në atë që kishte ndodhur asokohe. “Ju e shihni veten si vëzhgues”, tha gjykatësi.

Edhe pse Dey pranoi të dinte për dhomat e gazit në Stutthof dhe se kishta parë njerëz të tronditur, ekipi i tij mbrojtës argumentoi se ai ka qenë figurë e parëndësishme në kamp dhe nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjet e 5230 personave.

Por prokurorët argumentuan se ai e dinte se çfarë po ndodhte, kishte pasur kontakte me të burgosurit dhe kishte parandaluar në mënyrë aktive arratisjen e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *