Vendosni fjalën kyçe....

Rama i përgjigjet Bashës: Si e sa do hapen listat do diskutohet pas 30 korrikut, koalicionet do bëhen si në Europë


Kryeministri Rama i është përgjigjur propozimit të PD-së për hapjen 100% të listave për zgjedhjet e ardhshme.

Ai shkruan se sa do hapen këto lista do vendosen pas 30 korrikut.

Lidhur me koalicionet parazgjedhore, Rama shkruan se koalicionet nuk do ndalohen por do standartizohen si kudo në Europë por edhe kjo do shkruhet e votohet pas 30 korrikut.

“Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, ç’ka vetëm votimi 30 korriku e garanton.

Sa për koalicionet parazgjedhore ato nuk do të ndalohen, thjesht do të standardizohen si kudo në Europë,po edhe kjo do të shkruhet e votohet pas 30 korrikut, kështu që për sot i vetmi ndryshim është hapja e LBPD ndaj risisë kushtetuese që do të sjellim në 30 korrik!Mjaft pozitive!” shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *