Vendosni fjalën kyçe....

Dasmat nuk ndalen, as muzika pas orës 20:00 – Gjobiten bizneset në Tiranë e Durrës


Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë administratorin e një lokali, pasi organizoi një dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

“Në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë” – thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë në Tiranë, policia ka gjobitur me nga 1 milion lekë, 4 subjekte që ushtronin aktivitet të shoqëruar me muzikë. Katër lokalet nuk zbatuan urdhrin për ndalimin e muzikës pas orës 20:00.

“Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 30, datë 20.07.2020, neni 3, pika 7/2, “Në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 4 subjekte në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat vijonin aktivitetin të shoqëruar me muzikë të lartë.

Në përfundim të veprimeve të para u mor masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, për secilin nga 4 subjektet e konstatuara në shkelje të Aktit Normativ.”- thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Policia u bën thirrje të gjithë administratorëve të subjekteve që të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *